Klubi italian ofron 18 milionë euro për Januzajn

14:06 | 23 Janar 2020

Adnan januzaj mud të trasferohet gjatë këtij muaji në Serie A.

Januzaj mund të largohet nga Real Sociedadi në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit

Mesfushori kosovar lidhet me një transferim të mundshëm në Itali.

Sipas mediumit italian “Corriere dello Sport”, përfaqësuesi belg mund të përfundojë në Romë në ditët në vazhdim, përcjell Gazeta Express.

“Giallorossi” po planifikojnë ta huazojnë futbollistin ofanziv anësor, me të drejt blerjeje të kartonit të tij gjatë verës që vjen për 18 milionë euro.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit e ka kërkuar largimin nga Sociedadi dhe në ditët në vijim pritet të ketë risi në këtë drejtim.

Mediat italiane raportojnë se interesim për 24 vjeçarin ka shfaqur edhe Milani.

Komento: