Koalicioni LDK-VV, ja çfarë thotë Liburn Aliu – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Koalicioni LDK-VV, ja çfarë thotë Liburn Aliu

14:23 | 14 Gusht 2019

Vendi ynë me shumë gjasë do të shkojë në zgjedhje.

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka folur sot për mundësinë që partia e tij të ketë një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ne po zhvillojmë takime me përfaqësues politikë që para zgjedhjeve të ketë garanci që do ketë ndryshim të madh në këtë vend”, ka thënë Aliu në një konferencë për media.

“Një nga mundësitë e ndryshimit është çështja e koalicionit parazgjedhor. Këto mundësi po diskutohet dhe besoj do ketë rezultate. Jemi në rrugë që diçka e tillë të ndodhë”

Është forcuar bindja se një koalicion mes dy partive më të mëdha në vend do të ndodhë. Dje dy kryetarët e këtyre partive patën një takim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!