Koci: Abdixhiku u bë viktimë e vendimit për Vjosa Osmanin, LDK-ja do të kalonte më mirë pa të

20:00 | 07 Korrik 2026
koci:-abdixhiku-u-be-viktime-e-vendimit-per-vjosa-osmanin,-ldk-ja-do-te-kalonte-me-mire-pa-te

Politologu Milazim Koci ka vlerësuar se një nga gabimet kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte vendimi që lista zgjedhore të udhëhiqej nga Vjosa Osmani, duke shtuar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, u bë viktimë e këtij vendimi.

Në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Koci tha se Abdixhiku e ndërmori vetë atë lëvizje politike dhe, sipas tij, më pas u përball me pasojat e saj.

“Unë mendoj se ai ka qenë gabimi kryesor dhe mendoj se zoti Abdixhiku është viktimë e asaj lëvizjeje. Ai e bëri atë lëvizje dhe u bë viktimë e saj. Pse zonja Osmani ta udhëhiqte listën dhe jo zoti Abdixhiku? Me gjithë protagonizmin që kishte dhe veprimet e saj para zgjedhjeve, mendoj se Abdixhiku është viktimë e atij transferi, por i ka kontribuar edhe vetë”, deklaroi Koci.

Sipas tij, LDK-ja do të kishte arritur rezultat më të mirë elektoral sikur në atë periudhë të mos ishte përfshirë Vjosa Osmani në krye të listës.

“Unë mendoj se LDK-ja pa zonjën Osmani do të kalonte më mirë”, u shpreh Koci.

Komento: