Koeman nuk ndalet, ky është largimi i radhës pas Suarez

14:05 | 24 Shtator 2020

Koeman vijon spastrimet te Barcelona, tani është radha e francezit.

Pas Suarezit, Vidalit dhe Semedos është radha e Jean-Claair Todibo për t’u larguar nga Barcelona.

Trajneri holandez, Ronald Koeman, po bën një spastrim të përgjithshëm te katalanët dhe mbrojtësi francez është në listën e të padëshiruarve.

20-vjeçari po shikon alternativat më të mundshme dhe një prej tyre po e tundon më shumë: kalimi te Rennes.

Ekipi francez do të luajë në Evropë dhe i siguron vendin e titullarit të padiskutueshëm ndaj dhe është në avantazh për ta afruar, siç raportohet, në huazim me të drejtë blerjeje rreth 17 milionë euro.

Komento: