Koeman po e realizon përforcimin e madh nga Liverpool

13:00 | 20 Gusht 2020

Koeman sjell përforcimin e madh nga Liverpool.

Barcelona planifikon përforcime të mëdha për sezonin e ri.

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman ka filluar të mendojë për përforcime në skuadër.

Holandezi u konfirmua në drejtim të gjigantit katalan pas shkarkimit të Quieue Setien.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se Koeman mund të sjellë si përforcim mesfushorin e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, transmeton lajmi net.

Reprezentuesi holandez është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin bazë të menaxherit Jurgen Klopp te skuadra kampione nga Premierliga.

Por, ai ka kontratë me Reds deri në verën e vitit 2021.

Komento: