Koeman sërish e injoron Suarezin, lojtari vjen me një mesazh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Koeman sërish e injoron Suarezin, lojtari vjen me një mesazh

13:09 | 19 Shtator 2020

Barcelona do të luaj sonte kundër Elches.

Ronald Koeman ka zbuluar emrat e futbollistëve të thirrur për trofeun ‘Joan Gamper’ kundër Elches sonte.

Sikur në dy ndeshjet e kaluara miqësore, Luis Suarez nuk është ftuar as për këtë takim.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai ka reaguar: “Kurrë mos u dorëzoni, shikoni para”.

Ai lidhet me një kalim të mundshëm te Juventusi.

Nuk është ftuar as Arturo Vidal, që raportohet se është afër Interit, derisa Koeman e ka lënë jashtë edhe talentin, Riqui Puig – duket se nuk llogarit në të.

Komento: