Koha kur nobelisti Peter Handke iu drejtohej kosovarëve: Shkoni në ferr atje ku jeni tashmë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Koha kur nobelisti Peter Handke iu drejtohej kosovarëve: Shkoni në ferr atje ku jeni tashmë

19:19 | 10 Tetor 2019

Shpallja e shkrimtarit suedez, Peter Handke fitues të çmimit Nobel për letwrsi nga Akademia Suedeze, ka ngjallur reagime të shumta.

Shkrimet e Peter Handke kanë qenë kontroverse. Duke u rritur afër kufirit me Slloveninë, ai ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet e 90-ta.

Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të dyshuarit për krime lufte, Slobodan Millosheviqit, një figurë të cilin ai e simpatizonte pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid.

Shkrimtari austriak një herë kishte mohuar masakrën serbe në Srebrenicë.

Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.

Profesori norvegjez Kenneth Andresen ka shpërndarë një video në rrjetin social Tëitter ku shihet fituesi i cmimit “Nobel” për letërsi Peter Handke, teksa ju drejtohet të mbijetuarve kosovarë dhe boshnjakë me fjalët: “Shkofshi në ferr, atje ku jeni tashmë!”

Ndërkohë turma i drejtohej me fjalët “Fashist, fashist” shkrimtarit i cili shoqërohej nga gruaja e tij e cila mundohej të i kundërpërgjigjej masës.

Çmimin për letërsi këtë vit po ashtu e fitoi edhe shkrimtarja polake Olga Tokarczuk.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!