
Shumë kosovarë pritet të kalojnë vikendin në Shqipëri.
Kolona të mëdha janë krijuar në pikën kufitare në Morinë.
Ky vrull i madh është bërë për shkak të masave që janë marr nga Qeveria e Kosovës.
Gastronomia është e mbyllur dhe shumë aktivitete të tjera nuk po funksionojnë.
S’ka pengesa kufitare në mes Shqipërisë e Kosovës
Qytetarët mes Kosovës dhe Shqipërisë, mund të lëvizin lirshëm pa teste PCR, përkundër masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid 19.
E vetmja çfarë qytetarët duhet të bëjnë është kontroll rutinor mjekësore në kufi, kanë thënë për Top Channel, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.