Komanda Evropiane e ShBA-së: Në Ditën e Pavarësisë ne festojmë rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe sovranitetit

11:33 | 17 Shkurt 2024
komanda-evropiane-e-shba-se:-ne-diten-e-pavaresise-ne-festojme-rrugetimin-e-kosoves-drejt-lirise-dhe-sovranitetit

Komanda Evropiane e ShBA-së, në ditën e pavarësisë së Kosovës ka thënë se angazhimi për një partneritet të fortë mes dy vendeve mbetet i palëkundur.

Ata me anë të një postimi në platformën X, kanë shkruar se sot festojmë rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe sovranitetit, njofton Klankosova.tv.

Sot, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ne festojmë rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe sovranitetit. Angazhimi ynë për një partneritet të fortë, stabilitet rajonal dhe vlera të përbashkëta mbetet i palëkundur.

Komento: