Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, po qëndron në Kosovë me ftesë të komandantit të FSK-së

16:23 | 14 Qershor 2024
komandanti-i-gardes-kombetare-te-iowa-s,-po-qendron-ne-kosove-me-ftese-te-komandantit-te-fsk-se

Me ftesë të veçantë të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Kosovë po qëndron komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Stephen Osborn.

Ai është i shoqëruar nga rreshter majori komandues i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Matthew Strasser dhe delegacioni përcjellës, të cilët janë mysafirë të KOMFSK-së në kuadër të aktiviteteve të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Gjatë vizitës, Jashari priti në takim Osbornin ku e falënderoi për vizitën e delegacionit të tij dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Tutje, gjeneralët u pajtuan për zbatimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit 2025-2026 mes GK Iowa dhe FSK-së.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, kostum dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti

Komento: