Komandanti i KFOR-it takim me ambasadorët e Quint-it, flasin për sigurinë e qëndrushme në Kosovë

19:50 | 14 Dhjetor 2023
komandanti-i-kfor-it-takim-me-ambasadoret-e-quint-it,-flasin-per-sigurine-e-qendrushme-ne-kosove

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas është takuar sot me ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë.

Siç njofton NATO, në këtë takim është diskutuar mbi shumë tema, përfshirë aktivitetet e KFOR-it dhe përpjekjet për siguri të qëndrueshme.

”Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ambasadorët e grupit Quint nga Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe me ambasadorin e Turqisë në Kosovë dhe kreun të misionit të BE-së në Kosovë”.

”Pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme që respekton të drejtat e të gjithë njerëzve”.

Komento: