Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e ushtrisë serbe për të folur për Ohrin

20:46 | 21 Mars 2023

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me shefin e ushtrisë serbe për të folur për Ohrin.

Komandanti i KFOR-it, Michele Ristuccia, është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneral Milan Mojsilovic, në Beograd. Qëllimi i takimit thuhet të ketë qenë për biseda rreth implikimeve të sigurisë sa i përket zhvillimeve pas Marrëveshjes së Ohrit.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim në rrjete sociale të faqes zyrtare të KFOR.

“Komandanti i KFOR, MG Angelo Michele Ristuccia, u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneral Milan Mojsilovic, në Beograd. Ata diskutuan për implikimet e sigurisë të rezultateve pozitive të takimit të Ohrit më 18 mars dhe konsoliduan bashkëpunimin e tyre”, thuhet në postim

Komento: