Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë shërohet nga koronavirusi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë shërohet nga koronavirusi

15:17 | 04 Gusht 2020

Shërohet nga koronavirusi, Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë.

Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është shëruar nga Covid-19.

Lajmin për shërimin e tij e ka bërë të ditur vet Gërguri duke falënderuar me këtë rast në mënyrë të veçantë, mjekët që janë kujdesur për të dhe familjen e tij.

Ai ka porositur të gjithë qytetarët që të kujdesën për vetën , për familjet e tyre dhe gjithë të tjerët me të cilët kanë kontakt.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur miq,Pas një periudhe sfiduese, të përballjes me virusin COVID-19,nga IKSHP pranova konfirmimin se bashkë me familje jemi në mesin e të shëruarve!

Ju falenderoj shumë për kujdesin dhe përkrahjen e treguar ndaj meje dhe familjes time.

Në veçanti mirënjohje për mjekët, heronjtë tanë, të cilët po punojnë pa ndalë dhe pa kursyer edhe shëndetin e tyre, me theks të veçantë ata në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në organizatën ku punoj!

Kujdesuni për vetën, familjen dhe të tjerët, veproni sigurt, ruajeni shëndetin!

Faleminderit!

Komento: