“Komercijalna Banka” nuk funksionon më në Kosovë, klientët ishin njoftuar në fund të vitit të kaluar

15:22 | 31 Janar 2024
“komercijalna-banka”-nuk-funksionon-me-ne-kosove,-klientet-ishin-njoftuar-ne-fund-te-vitit-te-kaluar

“Komercijanlna Banka” nuk funksionon më në Kosovë. Siç raporton “Radio Kim”, dega e kësaj banke në Graçanicë është mbyllur dhe janë hequr tabelat dhe bankomatët që kishin qenë të vendosur në afërsi të filialit në oborrin e Qendrës së Kulturës, shkruan KosSev, transmeton FrontOnline.

Njoftimi për mbylljen e kësaj banke iu kishte shkuar klientëve dhe punonjësve në fundin e vitit të kaluar dhe qytetarët që kanë pasur llogari të hapura janë njoftuar me mesazhe për mbylljen e bankës.

KosSev shkruan se punonjësit që marrin paga nga Serbia, është dashur që të hapin llogari të reja në Bankën e Kursimeve Postare.

Deri më tani në Kosovë kanë funksionuar tetë degë të kësaj banke. Javën e kaluar është larguar edhe tabela nga filiali i kësaj banke në Mitrovicë dhe gjithashtu edhe bankomatët./FrontOnline/

Komento: