Komisioni Disiplinor e merr vendimin final për Tahir Batatinën

18:43 | 16 Prill 2021

Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për gjuhën e papranueshme të përdorur nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina, drejtuar gazetarës Qëndresa Krelani.

Atij i është shqiptuar masa disiplinore “vërejtja e fundit”, shkruan Gazeta Express.

FFK ka njoftuar se Konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore ndaj Tahir Batinës është marrë ky vendim:

“Kryetrajneri i FC Llapi, Tahir Batatina, me ID 0011144M77. në procedurë disiplinore pasi gjatë debatit televiziv në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, përdorë gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetares së RTK-së Qendresa Krelani (në cilësi të analistes në emision), e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a, të Rregullores disiplinore;

I shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT”.

Komento: