Kompania e sigurimit paralajmëron padi ndaj Kurtit pasi i akuzoi se dështuan ta kryejnë punën

15:31 | 10 Tetor 2022

I akuzoi se dështuan ta kryjenë punën, kompania e sigurimit paralajmëron padi ndaj Kurtit.

Kompania “Quantic”, do të ngrit padi ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, pasi thonë se “ia ka prishur imazhin”.

Kreu i ekzekutivit të hënën ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), nga aty Kurti ka hedhur një mori akuzash ndaj dy kompanive “Quantic” dhe “Security Code”, pronë e Milazim Lushtakut, djalit të vëllait të Sami Lushtakut dhe aksionar Esat Tahirin.

“Ne si kompani “Quantic” jemi fitues të kontratës për mirembajtjen e laurave dhe vijushmërise në punë dhe nuk kemi kontratë për mirëmbajtje të kamerave apo vendosjes të tyre”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Kjo kompani tregon se çfarë ka ndodhur me kamerat për të cilat ka folur Kurti.

“Para disa jave ka pasur vetëtim ku janë djegur të gjitha paisjet elektronike te laurave dhe paisjet e vijushmerise , gjithashtu edhe kamerat ku vetetima ka demtuar ne paisjet tona . Ne si kompani kemi ndermarur te gjitha hapat e nevojshme i kemi rregulluar mbrenda 24h paisjet qe jane ne kontrat . Ne kemi kryer pune edhe jashte kontrates vetem qe sistemi te jete perfekt si ndrrim te terminaleve , lyrjen e rrugeve , shtrim te pllakave ne terminale , vendosje te laurave te mbrendshem, betonim etj”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e kompanisë.

Kurti të hënën ka folur që Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK i ishte djegur vetura, dy herë madje – dhe i ka akuzuar këto dy kompani.

“Një herë me 19 gusht dhe pastaj sërish me 7 tetor iu dogj vetura Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija. Pas një pune intensive të tij janë gjetur shkelje të shumta të dokumentuara në raport përkatës”, ka shkruar ai Facebook.

“Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”, kishte vazhduar postimi i Kurtit.

Komento: