Kompensimi i dëmeve nga vërshimet e fundit, Ministria: Raporti është në fazën finale

08:12 | 19 Tetor 2023
kompensimi-i-demeve-nga-vershimet-e-fundit,-ministria:-raporti-eshte-ne-fazen-finale


Për shpërndarjen e mjeteve për familjet e dëmtuara në disa komuna për shkak të vërshimeve kanë folur për Front Online nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Këshilltari Arianit Abazi ka thënë se raporti për kompensimin e dëmeve është në përfundim.

“Prej informatave që i kemi prej anëtarit tonë që është në Komisionin Qendror, është Komisioni në përgatitje finale të raportit për kompensimin e dëmeve që janë shkaktuar nëpër Komuna nga reshjet e shiut”, tha ai.

Abazi nuk tregon se kur do të fillojë, mirëpo tha që do të kompensohen Komunat që janë prekur nga dy vërshimet e fundit.

“Krejt çka mundemi me e konfirmu se është në fazën finale, por për datë të saktë nuk kam informatë. Komunat janë Skenderaj, Peja, Mitrovica, por edhe komuna të tjera të cilat kanë qenë të prekura prej vërshimeve të fundit”, u shpreh ai për Front Online.

Komento: