Kompletohen gjysmëfinalet në EURO 2020

23:11 | 03 Korrik 2021

Po shkojmë drejtë fundit të Kampionatit Europian EURO 2020.

Sonte është mësuar edhe çifti i fundit gjysmëfinal.

Kombëtarja e Anglisë është ekipi i fundit që ka siguruar biletën për në gjysmëfinale, pasi mposhti Ukrainën.

‘Tre Luanët’ do të luajnë kundër Danimarkës, e cila eliminoi Çekinë. Takim ky që luhet më 7 korrik, nga ora 21:00 në stadiumin ‘Wembley’.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Kombëtares së Italisë dhe Spanjës, e cila zhvillohet më 6 korrik nga ora 21:00 në stadiumin ‘Wembley’.

Komento: