Komuna e Deçanit ‘injoron’ masat kundër koronavirusit, përgatitet për mbajtjen e disa manifestimeve

19:57 | 27 Maj 2020

Komuna e Deçanit nuk pritet t’i ndal manifestimet si masë parandaluese për Covid-19.

Grumbullimet nuk pritet të shihen aspak pengesë për këtë Komunë për të organizuar disa manifestime.

Kjo Komunë është duke bërë përgaditjet për manifestime të ndryshime, madje për këtë gjë është duke kontraktuar edhe Operator Ekonomik.

Komuna e Deçanit do të shpeznojë 8 200 euro për zërim që do të përdorët për manifestime, shkruan ORAinfo.
Sipas njoftimit të KRPP-së, Zyra e Prokurimit në këtë Komuna këtë javë ka zgjedh kompaninë :Joni” për tenderin e emërtuar “Zerim për aktivitete të ndryshme në komunën e Deçanit që përfshin 40 zerime të vogla ,20 zerime të mesme, 10 zerime të mdhaja dhe 10 rregullime të binë për manifestime”.

Ndryshe, shumë manifestime kulturore dhe të natyrave të ndryshme, janë anulauar në nivel vendi si mas parandaulese të grumbullimit të njerëzve, masë kjo e rekomandar edhe nga Instituti i Shëndetit Publik. /ORAinfo/

Komento: