Komuna e Ferizajt: S’ka nevojë për panik, ka sasi të mjaftueshme të oksigjenit

17:21 | 05 Dhjetor 2020

Komuna e Ferizajt i ka quajtur spekulime raportimet se kinse në këtë spital ka mungesë të oksigjenit për pacientët e prekur me Covid19.

Në faqen zyrtare të komunës së Ferizajt në “Facebook”, është hedhur një njoftim ku bëhet thirrje që të mos krijohet panik për çështjen e oksigjenit.

“Pas disa spekulimeve, Shtabi Emergjent Komunal siguron se nuk ka nevojë për panik, duke njoftuar se nuk ka pasur dhe nuk ka mungesë të oksigjenit për të infektuarit me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Ferizajt. Andaj, Shtabi Emergjent Komunal siguron qytetarët e Ferizajt duke konfirmuar se ka sasi të mjaftueshme të oksigjenit për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin COVID-19, që po marrin shërbimin shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Komento: