Komuna e Prishtinës iu përgjigjet kritikave se Pallati i Rinisë u “rikthye në parking”

18:10 | 25 November 2023
komuna-e-prishtines-iu-pergjigjet-kritikave-se-pallati-i-rinise-u-“rikthye-ne-parking”

Komuna e Prishtinës iu është përgjigjur zërave kritikë rreth Pallatit të Rinisë. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare kanë thënë se në këtë hapësirë do të vazhdojnë aktivitetet e ndryshme dhe se po punohet pa ndalur.

Aty është paralajmëruar se do të mbahen koncerte, gara të ndryshme.

Gjithashtu kanë thënë se janë duke punuar në pjesën e pastrimit dhe se janë në diskutim me Termokos për rregullimin e ngrohjes.

Nga Dega e VV-së në Prishtinë dje ka pasur kritika se kinse Pallati i Rinisë përsëri është kthyer në parking, pas ngjarjes së Festivalit të Këngës së RTK-së.

“Tri javë nga premtimi i kryetarit të Prishtinës se kjo sallë do të shfryrtëzohet për ngjarje të ndryshme. Kthehet përsëri në parking”, kishte shkruar Ilir Kërqeli.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pas suksesit të madh të Festivalit të Këngës i cili u mbajt në Pallatin e Rinisë, ish salla e djegur e ikonës së Prishtinës ju kthye artistëve, sportistëve, të rinjve, atyre që me të vërtetë ju takon.

Në këtë hapësirë do të ketë aktivitete të ndryshme vazhdimisht, për çka jemi duke punuar pa ndalë. Koncerte, gara të ndryshme të këngës, valles e sportit na presin përpara.

Ajo që i ka munguar Pallatit të Rinisë e Sporteve tashmë është kthyer!

Jemi duke punuar në pastrimin e thellë të Pallatit të Rinisë, e ku përfshihen edhe renovimet, siç jemi duke e bërë aktualisht në kulimin e Pallatit, te salla e djegur.

Tashmë kemi arritur një marrëveshje me Ngrohtoren e Qytetit, “Termokos” që të sigurojmë furnizimin me ngrohje në sallë sepse në sezonin aktual të dimrit, na duhen kushte optimale për zhvillimin e aktiviteteve.

Dhe shumë shpejt, do të vazhdojmë me koncertet e radhës.

Komento: