Komuna e Vushtrrisë hap konkuse për t’i maltretuar kanditatët që aplikojnë

22:05 | 18 July 2020

Më datën 23.06.2020, Komuna e Vushtrrisë ka hapur konkus për kryerjen e punëve me marrveshje për shërbime të veçanta në Drejtorinë për Administratë në tri pozita, ku secila nga këto pozita ka
kohëzgjatje nga 6 muaj.

Në vendin e punës: Asistentë të Zyrtarëve të Gjendjes Civile, në poziten Marrëveshje për Shërbime
të Veçanta në të cilën kërkohen 3 persona për tu punësuar, dhe aplikuan gjithsej 52 persona.

Ndërsa, tek vendi i punës: Asistentë të Zyrtarit në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në pozitën: Marrveshje për Shërbine të veçanata, kerkohet një person dhe aplikantë janë 20. ( Edhe pse në
konkursin e publikuar kërkohet vetëm një person, tek lista e pranimit janë tre aplikatë të pranuar).

Kurse, për vendin e punës: Zyrtar për digjitalizimin e të dhënave në sektorin e Bujqësisë, në
pozitën:Marrveshje për Shërbime të veçanta në të cilën kërkohen 3 persona dhe gjithësej aplikojnë
19 veta.

Pra, për 7 vende të punës siç thuhet në konkursin e publikar, ose më mirë të themi për 9 vende të
punës duke llogaritur kështu që në vendin e punës Asistentë të Zyrtarit në Qendrën për Shërbime
me Qytetarë kërkohet 1 dhe pranohen 3 gjithsej), i bie që për 9 vende të punës kanë aplikar 91
aplikantë.

Nuk jam kundër aplikimit dhe shpalljes së konkurseve, pasi secili nga ne duhet të aplikojmë për
pozitat të cilat ne kemi përgatitje dhe shkollim, por jam kundër hapjes së konkurseve ku realisht
nuk ke shanca për t’u punësuar, pra jam kundër të gjitha atyre padrejtësive që ju bëhet aplikantëve
në pozita të ndryshme e në këtë rast në ato publike, e që ka të bëjë me konkursin që Komuna e
Vushtrrise e hapi, e që realisht e hapi këtë konkurs sa për ti malltretuar të gjithë ata 91 aplikatë,
pasi kokursi u hap sa për sy e faqe, sepse në këto pozita u pranuan përsëri kandidatët të cilët kanë
qenë më herët të punësuar në të njejtat pozita që u hapën këto konkurse.

Nuk jam kundër asnjërit prej aplikantëve të cilët janë pranuar, por jam kundër mënyrës se si
komuna i ka maltretuar që të aplikojnë persona të tjerë kur e ka pasur dijenin se kë do ta pranojë,
pra ju ka shpenzuar kohë të gjithë atyre aplikuesve, u ka dhënë shpresë në ato pozita të pashpresa,

i ka malltretuar me ftesa për intervistë me atë njoftimin “ ju jeni kandidati i zgjedhur për intervistë
pasi i keni plotësuar të gjitha kritetet dhe aplikacionu juaja është në rregull”.

Pra, pasi mënyra se si pranohen të njëjtit perosna e bënë shumë bindës faktin që nuk ka pasur fare
nevojë që të hapej kunkursi për aplikim. Kushdo që jeni përgjegjës për këtë mënyrë të hapjes së
konkurseve do të ju them që unë jam zëri i njërit ose njërës nga shumë persona që ju po na i
shuani shpresën për çdo gjë, prandaj mos u jepni shpresë të rinjve që të aplikojnë në vende që i
paraqitni si të lira e që realisht dihet kush do jetë në ato pozita, së pari mos i maltretoni kandidatët që ju i keni punësuar e ti ftoni në intervista, për t’u munduar ta mbuloni atë që bëni, pastaj mos i maltretoni as ata intervistues që të merren me secilin nga kanditatët që aplikojnë, pasi është keqtrajtim për të dy palët.

Mbushuni mend një herë e mirë që tani e tutje nuk do të na maltretoni e keqtrajtoni për asgjë, të
gjithë do të jemi të barabartë, dhe ne nuk do të ju lejojmë më të na shkelni siç kanë bërë e po bëni
edhe ju tani.

Komento: