Konfirmohen raste të tjera me koronavirus në skuadrën e njohur

22:40 | 16 Mars 2020

Janë konfirmuar raste të tjera me koronavirus në skuadrën A.

Skuadra e Valencias ka lëshuar një tjetër komunikatë zyrtare.

Anëtarja e La Liga dje ka konfirmuar për tre lojtarë dhe dy anëtarë të stafit teknik të prekur me koronavirus.

Sot, Valencia përmes faqes zyrtare ka njoftuar se tashmë në skuadër janë paraqitur raste të tjera me Covid-19.

Përsëri ka të prekur nga skuadra A dhe nga stafi teknik.

Skuadra nuk ka publikuar akoma emrat e lojtarëve të prekur së fundmi me Covid-19.

Të konfirmuarit me koronavirus po qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe kanë të gjitha simptomat e këtij virusi.

Komento: