Konfirmohet, ky është trajneri i ri i Arsenalit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Konfirmohet, ky është trajneri i ri i Arsenalit

15:09 | 20 Dhjetor 2019

Arteta pritet që së shpejti të marrë drejtimin e Arsenalit.

Pep Guardiola konfirmon se Arteta është pranë Arsenalit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Mikel Arteta i ka të gjitha, por ka lënë klubin para se të emërohet trajner i Arsenal.

Arteta ka mbajtur një seri intervistash me hiearkinë e skuadrës nga Londra gjatë javës së kaluar, megjithëse përgatiti ekipin e Cityt për fitoren e së mërkurës së Carabao Cup ndaj Oxford United.

“Ai është në Londër, unë mendoj se është afër përfundimit marrëveshjes me Arsenalin, kjo është ajo që di unë”, ka deklaruar Guardiola para gazetarëve, përcjell lajmi.

“Është pothuasje e kryer.Dje nuk është stërvitur, sot jo, kështu që mendoj se ai është duke lëvizur. Këto janë informatat e fundit që kam”.

Komento: