Konfirmohet, ylli i madh i Realit mungon ndaj Chelseas

14:35 | 03 Maj 2021

Kokëdhimbje për Real Madridin para ndeshjes me Chelsea.

Real Madridi ka konfirmuar se Raphael Varane do të mungojë në takimin e dyst ndaj CHelseat.

Takimi i parë gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve i luajtur në Madrid përfundoi 1-1, derisa të mërkurën e kësaj jave do të përcaktohet finalisti i dytë.

Në një komunikatë për media, Los Blancos kanë njoftuar se nuk mund të llogarisin në francezin për shkak të një lëndimi.

“Pas testimeve të kryera sot në lojtarin tonë Raphael Varane nga shërbimet mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskulit të djathtë. Shërimi i tij do të monitorohet”, thuhet në komunikatën e Real Madridit.

Ai pritet të mungojë deri në dhjetë ditë.

Komento: