Konfirmon FFK: Kosova luan dy miqësore në fillim të muajit qershor

12:20 | 23 Prill 2021

FFK e konfirmon, Kosova luan dy miqësore në fillim të muajit qershor.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar se Përfaqësuesja e Kosovës do luajë dy ndeshje miqësore gjashtë muajit qershor.

Dardanët do t’i kthehen ndeshjeve pas më pak se dy muajve, me dy ndeshje që do t’i zhvillohet në qershor në Prishtinë.

Është vet faqja zyrtare e FFK-së, e cila ka konfirmuar zyrtarisht aranzhimin e këtyre dy ndeshjeve miqësore.

“Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në terminin e lirë të UEFA-s FIFA-s në fillim të muajit qershor”.

“Fillimisht më 1 qershor, Dardanët do të luajnë kundër San Marinos, në orën 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend do të zhvillohet miqësorja tjetër me Kazakistanin”, thuhet në njoftim.

Komento: