Konjofca zbulon për çka u pajtuan sot Kurti e Mustafa – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Konjofca zbulon për çka u pajtuan sot Kurti e Mustafa

21:48 | 10 Tetor 2019

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se ka një qasje shumë konstruktive nga LDK e Vetëvendosje dhe shenjat janë që do të ketë një bashkëpunim shumë të mirë.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se tashmë ka një dakordim se qeveria e ardhshme do të ndërtohet në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së, përcjell Telegrafi.

“Qysh kur kemi hyrë në zgjedhe palët e kanë sqaruar pozicionet e tyre. Vetëvendosje ka qenë e qartë prej asaj kohe por tash edhe LDK është përfundimisht e qartë: së pari do të kemi një koalicion LDK-Vetëvendosje”.

Ai ka thënë se sot Kurti me Mustafën e Osmanin janë dakorduar për të formuar grupe punuese për të përafruar programin qeverisës.

“Një pikë e rëndësishme ku jemi pajtuar është edhe reduktimi i së paku 30% i numrit të ministrive”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!