Konjufca-deputetëve të VV-së: Për një sekondë ju çoj n’shpi

12:42 | 09 Nëntor 2023
konjufca-deputeteve-te-vv-se:-per-nje-sekonde-ju-coj-n’shpi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u tha deputetëve të shumicës parlamentare të tregojnë nëse i kanë numrat për votimin e disa projektligjeve, apo jo.

Në kohën kur deputetët nuk po arrijnë ta kalojnë asnjë projektligj në mungesë të kuorumit, Konjufca u tha duke qeshur deputetëve të VV-së nëse i kanë numrat apo për t’i votuar projektligjet apo siç u shpreh, një sekondë i dërgon në shtëpi.

“Tregomëni ma shpejt a i keni numrat a jo se unë e di çka bëjë…për një sekondë ju çoj n’shpi”, u shpreh kryeparlamentari.

Komento: