Konjufca e viziton Agim Bahtirin të cilin e quante akademik

22:15 | 04 Nëntor 2022

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pritur në takim sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe deputetin e VV-së, Mefail Bajçinovci.

Bahtiri ka thënë se dy kuvendarët i ka pritur me kënaqësi.

“Ishte kënaqësi të pres sonte në konak Kryetarin e Kuvendin të Kosovës, Glauk Konjufca dhe deputetin, Mefail Bajqinovci”, ka shkruar ai.

Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, Konjufca e kishte quajtur “akademik” nëse do të krahasohej me kundërkandidatët e tij.

Përkundër përkrahjes së Konjufcës, Bahtiri megjithatë kishte humbur zgjedhjet ndaj Bedri Hamzës së PDK-së.

Komento: