Konjufca jep detaje nga takimi me Nancy Pelosi

23:01 | 28 Mars 2023

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është takuar me ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i cili u prit në Kongresin Amerikan.

Konjufca përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar për bisedën që ka pasur me Pelosin.

Ai tha se folën për zhvillimet e fundit politike në rajonin tonë.

“Biseduam për progresin e Kosovës, zhvillimet e fundit politike në rajonin tonë dhe rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer dypalësh ShBA-Kosovë. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e saj të hapur për aspiratat euro-atlantike të Kosovës”, shkroi Konjufca.

Komento: