Konjufca kërkon “vazhdimin” e përkrahjes së Portugalisë për liberalizimin e vizave

21:07 | 17 Tetor 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë.

Në njoftim thuhet se Konjufca u ka shprehur mirënjohje deputetëve portugezë për ndihmën dhe përkrahjen e deritashme që Portugalia i ka dhënë Republikës së Kosovës.

“Kryetari i Kuvendit njëherësh kërkoi vazhdimin e kësaj përkrahjeje për liberalizimin e vizave dhe për proceset euro-integruese që ka përpara shteti ynë, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe në NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa kryesuesi i delegacionit portugez, Sergio Sousa Pinto konfirmoi mbështetjen për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Komunikata e plotë:

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Sergio Souza Pinto.

Kryetari Konjufca u shprehu mirënjohje deputetëve portugezë për ndihmën dhe përkrahjen e deritashme që Portugalia i ka dhënë Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit njëherësh kërkoi vazhdiminin e kësaj përkrahjeje për liberalizimin e vizave dhe për proceset euro-integruese që ka përpara shteti ynë, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe në NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Nga ana e tij, kryesuesi i delegacionit portugez, Sergio Sousa Pinto, pasi e falënderoi për pritjen, e njoftoi kryetarin Konjufca lidhur me intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar përmes Grupit të Miqësisë i cili, siç bëri të ditur, pritet që së shpejti të formohet në kuadër të Parlamentit të Portugalisë. Pinto po ashtu konfirmoi mbështetjen për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve.

Komento: