Konjufca nga Gjermania: Nëse s’reagon bashkësia ndërkombëtare, Serbia mund ta përsëris sulmin terrorist

18:00 | 10 Tetor 2023
konjufca-nga-gjermania:-nese-s’reagon-bashkesia-nderkombetare,-serbia-mund-ta-perseris-sulmin-terrorist

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë vizitës në Bundestagun gjerman, ka takuar anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes, kryesuar nga Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Gjatë takimit, Konjufca tha se anëtarët e këtij komisioni i informoi mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Shpreha shqetësimin e institucioneve të Kosovës për rrezikun e përsëritjes së një skenari të tillë me përmasa akoma më të mëdha nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon me ashpërsi dhe konkrektësi rolin e Serbisë në këtë cenim të sovranitetit dhe sigurisë të Republikës së Kosovës”, shkroi Konjufca, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Konjufca tha se e ka veçuar reagimin e Gjermanisë në dënimin e tentimit të invazionit të Serbisë kundër Kosovës, teksa shtoi se e ka falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen ndaj Kosovës.

Komento: