Konjufca pret delegacionin çek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë e rajon

16:33 | 23 Prill 2024
konjufca-pret-delegacionin-cek,-diskutojne-per-sigurine-ne-kosove-e-rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje nga Republika e Çekisë.

“Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit të dyanshëm”, ka njoftuar zyra e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit, Konjufca ka vu në pah aspiratat dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, si dhe angazhimet e institucioneve për garantimin e paqes dhe sigurisë, në kohën kur shteti serb po angazhohet për destabilizim të vendit tonë dhe rajonit.

“Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të vyer të shtetit çek ndaj Republikës së Kosovës, duke i falënderuar anëtarët e Komisionit për angazhimin në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e parlamentarizmit, të sigurisë dhe mbrojtjes”, vazhdon njoftimi.

Komento: