Konjufca priti në takim studentë nga ShBA-ja, i foli rreth historisë së Kosovës

15:03 | 22 Maj 2024
konjufca-priti-ne-takim-studente-nga-shba-ja,-i-foli-rreth-historise-se-kosoves

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës.

Në kuadër të programeve ndërkombëtare të këtij universiteti, që tashmë për herë të parë përfshijnë edhe Republikën e Kosovës si vend në listën e partneritetit të universitetit, studentët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë në vendin tonë për të njohur të shkuarën dhe aktualitetin nga spektri i të drejtave të njeriut, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Tutje bëhet e ditur se Konjufca në bisedën me studentët e universitetit amerikan foli rreth historisë së Kosovës deri te shpallja e pavarësisë, për kulturën e vendit tonë, çështjet aktuale dhe synimet e integrimeve ndërkombëtare. Po ashtu, theksoi edhe kontributin e madh të ShBA-së në Kosovë dhe rëndësinë e pazëvendësueshme.

Komento: