Konjufca takon ambasadorin austriak, flasin për zhvillimet politike në vend

17:04 | 30 Janar 2024
konjufca-takon-ambasadorin-austriak,-flasin-per-zhvillimet-politike-ne-vend

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Konjufca gjatë takimit me Schnetzer, ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës e Austrisë, teksa e ka falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Në takim, ku u shkëmbyen pikëpamje edhe përkitazi me zhvillimet politike në vend e rajon, u bisedua me theks të veçantë për bashkëpunimin në kuadër të programit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Austriak, ku nëpunës të administratës së Kuvendit të Kosovës do të kenë mundësinë të marrin njohuri dhe të njihen me praktikat e Parlamentit të Austrisë”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

Bëhet e ditur se Konjufca e Schnetzer shprehen gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha e sektorë me interes të përbashkët.

Komento: