Konkluzioni i Këshillit të Ministrave për viza, vjen reagimi i Haradinajt

14:36 | 18 Qershor 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me raportimet në media se Këshilli i Ministrave e ka kundërshtuar liberalizimin e vizave, duke përgënjeshtruar një gjë të tillë.

Sipas Haradinaj, Këshilli e njeh rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën. /ORAinfo/

Ja postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Këshilli e njeh rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni ka bërë një propozim zyrtar në muajin Maj 2016 që të transferojë Kosovën në listën e shteteve që mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, ashtu siç është prezentuar në raportin e Korrikut 2018 rreth përmbushjes së kritereve të mbetura. Në Mars 2019, Parlamenti Europian përkrahu propozimin e Komisionit Europian në lexim të parë. Vendimi për këtë propozim është duke u konsideruar nga Këshilli.”, përkthim i saktë i Konkluzionit preliminar (pika54), të Këshillit të Bashkimit Europian! RH

Komento: