Konsolidimi i lidhjeve të mira mes Kosovës dhe Greqisë

19:16 | 21 July 2020

Më shumë se 20 vjet pasi gjenocidi i Millosheviçit u ndalua nga ndërhyrja e NATO-s, të cilën e miratoi Greqia, është koha që Greqia ta njohë zyrtarisht Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran brenda kufijve të saj aktual. Njohja do të krijonte mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të sigurisë në të mirë të Kosovës dhe Greqisë, si dhe vendeve të tjera të rajonit.

Grekët dhe shqiptarët e Kosovës kanë shijuar historikisht marrëdhënie të mira. Shumë Grekë studiuan dhe pushuan në Kosovë. Ne mësuam nga njëri-tjetri, ndamë kulturën dhe vlerat tona të përbashkëta dhe zhvilluam miqësi të qëndrueshme. Gjatë transicionit të saj, kosovarët kanë dashur bashkëpunimin me Greqinë si një vend anëtar i NATO-s dhe BE-së. Qeveritë e njëpasnjëshme Greke mbështesnin lirinë dhe demokracinë në Kosovë dhe rajon.

Kosova është përpjekur të përparojë. Në fund të viteve 1980, Serbia përdori forcë për të shfuqizuar institucionet e Kosovës, duke imponuar aparteidit të ngurtë. Në vitet 1990, agresioni Serb bëri krime në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe të errët, marrëdhëniet Kosovë-Greqi ishin konstruktive. Zyrtarët grekë mirëpritën Dr. Ibrahim Rugova në Greqi. Dr. Rugova, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte udhëheqësi i pa kontestuar i kosovarëve dhe prijësi kryesor i pavarësisë për Kosovën.

Si kthim, zyrtarë të nivelit të lartë grek vizituan Kosovën për të ndarë perspektivën e tyre për rezistencën paqësore jo të dhunshme. Unë kam qenë i privilegjuar të jem pjesë e diskutimeve për forcimin e institucioneve vetëqeverisëse të Kosovës dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

Më gjithë përkushtimin e Rugovës për rezistencë jo të dhunshme, Ushtria çlirimtare e Kosovës doli në përgjigje të rritjes së brutalitetit nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Zyrtarët grekë ishin të shqetësuar për shfaqjen e UÇK-së, por mbështetën aspiratat tona demokratike.

Ata na nxitën të zgjidhim dallimet me Serbinë në mënyrë paqësore dhe përmes negociatave. Sidoqoftë, Millosheviçit ishte i përkushtuar për një zgjidhje më forcë dhe intensifikoi goditjen e Serbisë kundër Kosove. NATO nisi sulmet ajrore në 24 Mars 1999, për të shporrure jashtë Kosove forcat serbe të sigurisë – dhe duke vendosë forcat e NATO së brenda.

Në këtë kohë kritike, Greqia ndihmoi në stabilizimin e Kosovës duke vendosur trupa si pjesë e Forcës së Kosovës (KFOR). Ministria e Jashtme e Greqisë vendosi një prani diplomatike. Ajo mbështeti zhvillimin ekonomik të Kosovës duke inkurajuar bizneset e Greqisë të përfitojnë nga tregu i Kosovës.

Pas një bisedimi të gjatë ndërkombëtar të udhëhequr nga laureati i çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari, ne përfunduam Zgjidhjen e Statusit të Kosovës dhe shpallëm pavarësinë në 17 shkurt 2008. Unë u nderova që isha nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Një shumicë e vendeve të BE-së dhe NATO-s njohën pavarësinë e Kosovës. Deri më tani, 114 vende kanë krijuar marrëdhënie diplomatike.
Greqia votoi për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare. Zyrtarët grekë, përfshirë ministrin e saj të jashtëm, vizituan Kosovën. Kontakti midis parlamentarëve ka qenë i gjerë. Greqia ka njohur pasaportat e lëshuara nga Republika e Kosovës dhe ka mirëpritur vendosjen e misionit diplomatik të Kosovës në Athinë. Shoqëria civile – studiues, drejtues biznesi dhe figura kulturore – vizituan Greqinë dhe u pritën ngrohtësisht.

Asnjë çështje e jashtëzakonshme territoriale ose e sigurisë nuk ekziston midis Greqisë dhe Kosovës. Ne jemi të angazhuar sinqerisht në Dialogun Kosovë-Serbi, i cili lehtësohet nga BE, që synon normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë.

Në kohë kur Kosova hyn në fazën tjetër të shtet ndërtimit, ne ftojmë bashkëpunim më të ngushtë me Greqinë. Konkretisht, ne e ftojmë Republikën Helenike që të njohë zyrtarisht Kosovën dhe të krijojë marrëdhënie diplomatike.

Duke zgjidhur me guxim dallimet me Maqedoninë e Veriut, Greqia duhet të përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën. Pata një privilegj të takoja kryeministrin Kyriyakos Mitsotakis, për të cilin kam konsideratë shumë të lartë.

Jo vetëm që vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Greqisë do të ketë një ndikim pozitiv në mënyrë bilaterale, ajo gjithashtu do të ketë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.

Shpresojmë që liderët grekë kanë mençurinë të ecin përpara. Të dy vendet do të përfitojnë nga marrëdhëniet miqësore.

(Alush Gashi është këshilltar politik i Kryeministrit të Kosovës z. Avdullah Hoti. Më parë ai shërbeu si Këshilltar i Lartë i Presidentit Ibrahim Rugova, Ministër i Shëndetësisë dhe Anëtar i Parlamentit).Opinioni në këtë shkrim është i autorit dhe jo domosdorisht paraqet qëndrimin e Qeverisë.

Komento: