Konsumoni spec të djegës? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Konsumoni spec të djegës? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj

14:15 | 09 Prill 2019

Po hani shpesh speca djegës? Ja çfarë po i bëni kancerit të mushkërive.

Specat djegës gjenden shpesh në tavolinat e bukës së familjeve shqiptare.

Por, shkencëtarët tani thanë se specat djegës përveç shtimit të apetitit që ofrojnë, mund të jenë në gjendje të eliminojnë kancerin, transmeton lajmi.net.

Testimet kanë sugjeruar se kapsaicini, përbërësi që iu jep specave djegësinë, mund të ndalojë sëmundjen nga shpërndarja.

Studiuesit në Universitetin e Marshallit në Virxhinian Perëndimore, shqyrtuan efektet e kapsaicin në tri lloje të qelizave të kancerit në laborator.

Ekipi i shkencëtarëve zbuloi se komponimi ndaloi hapin e parë të përhapjes së kancerit, i njohur si metastazim.

Dhe testet mbi minjtë që ndeshnin kancerin e metastazuar zbuluan se ata që konsumonin kapsaicin kishin zona më të reduktuara të qelizave agresive të kancerit në mushkëri.

Studime të mëtejshme treguan se kapsaicina shtypi metastazimin e kancerit të mushkërive, duke bllokuar një proteinë që luan një rol në rritjen e qelizës, të quajtur Src.

“Kanceri i mushkërive dhe lloje të tjera të kancerit zakonisht metastazohen në vende si truri, mëlçia ose kocka, duke i bërë ato të vështira për t’u trajtuar”, deklaroi Jamie Friedman, një kandidat në PhD që udhëhoqi studimin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!