Ka përfunduar sot në komunën e Rahovecit një projekt i Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC) ne te cilin ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) me bazë në Regjimentin e 11-të Bersaglieri dhuruan pajisje për lokalet qe përdoren për të mirëpritur fëmijët me aftësi të kufizuara, në një shkollë fillore në Rahovec.
“Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, duke përfshirë komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, kolonel Gabriele Vacca, së bashku me kryetarin e komunës Smajl Latifi dhe Drejtorin per kulturë”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet celulës së CIMIC të RC-W dhe Drejtorit për Kulturë të Rahovecit, synon të përmirësojë strukturat e pranishme në zonë në mënyrë që të krijojë vende të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke rritur qasjen dhe kapacitetin akomodues te institutit në dobi të të gjithë komunitetit.