“Kontributi i tij për Kosovën do të mbetet i vlerësuar”, thotë Krasniqi pas takimit lamtumirës me ambasadorin e OSBE-së

13:12 | 03 Shtator 2024
“kontributi-i-tij-per-kosoven-do-te-mbetet-i-vleresuar”,-thote-krasniqi-pas-takimit-lamtumires-me-ambasadorin-e-osbe-se
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot (03 shtator) në selinë e partisë e ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se ambasadori Davenport është angazhuar shumë në mbështetjen e institucioneve vendore dhe në avancimin e demokracisë së shtetit të Kosovës, “për çka PDK është shumë mirënjohëse”

“Ambasadorin Davenport e falënderova për bashkëpunimin e ngushtë në këtë periudhë dhe i urova suksese në secilin angazhim të mëtejmë. Kontributi i tij për Kosovën do të mbetet i vlerësuar!”.

Komento: