Koordinimi për shpalljen e Pavarësisë, Limaj: Kemi bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtar

17:33 | 17 Shkurt 2024
koordinimi-per-shpalljen-e-pavaresise,-limaj:-kemi-bashkepunuar-ngushte-me-partneret-nderkombetar


Njëri ndër udhëheqësit më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj derisa ka kujtuar periudhën e shpalljes së Pavarësisë, ka thënë për Front Online se kjo ditë e ka historinë e vet.

Dhe, krejt kjo nga një bashkëpunim i ngushtë me komunitetin ndërkombëtar.

“Natyrisht shpallja e pavarësisë së Kosovës e ka historinë e vet të një bashkëpunimi të ngushtë të forcave politike dhe komunitetit ndërkombëtar, kemi bashkëvepruar për të ardhë deri te një finale me partnerët dhe miqtë tonë ndërkombëtar . Kanë qenë situata shumë të vështira, delikate por me një pjekuri të jashtëzakonshme dhe me një angazhim të përbashkët kemi ardhë deri në finalen e shpalljes së pavarësisë”, ka treguar Limaj.

Por Limaj, thotë se ato momente kanë qenë të sikletshme.

Nga vet se siç pohon ai, është dashtë të kihet parasysh edhe situata e sigurisë në vend.

“Ato momente kanë qenë momente gogja të sikletshme për faktin se siç e dini ka qenë dashtë me pas parasysh çështjen e sigurisë për shumë rreziqe, mënyrën se si do të përmbyllet, reagimet e të gjitha këto, por ka qenë organizim perfekt, normalisht edhe me ndihmën e miqve tonë, kështu që ka shkuar me një plan të jashtëzakonshëm, pa asnjë telashe, pa asnjë problem sa i përket sigurisë”, ka shtuar ai.

Komento: