Koronavirusi agresiv në Itali, Berlusconi bën një gjest të madh

12:43 | 17 Mars 2020

Ish pronari dhe presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka bërë një donacion të konsiderueshëm për rajonin e Lombardisë për të ndihmuar në betejën e tyre kundër pandemisë COVID-19.

Tani pronar aktual i AC Monza, dhe presidenti i partisë politike Forza Italia, Berlusconi, ka vënë në dispozicion 10 milionë euro për rajonin e Lombardisë për ndërtimin e 400 reparteve të kujdesit intensiv në spitalet e Milano-s ose të tjerët në rajon për të ndihmuar lufta e tyrem përcjell ORAinfo.

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit tani ka arritur në 2 mijë e 158 në Itali pasi 349 njerëz vdiqën në një ditë të vetme.

Sipas BBC, 1,851 nga 23 mije e 73 që janë në trajtim janë në një gjendje kritike.

Si rezultat, kujdesi mjekësor aktualisht po shtrihet në kufij, veçanërisht në veri të Italisë e cila është goditur më shumë nga virusi.

Qeveria italiane u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj që të mos dalin nga shtëpitë e tyre në një kohë vërtet të frikshme për të gjithë. /ORAinfo/

Komento: