Koronavirusi, gjashtë persona në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

09:18 | 22 Korrik 2020

Në Kosovë po vazhdon të përhapet koronavirusi.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me COVID-19.

Prej tyre 59 janë të infektuar me koronavirus, ndërsa 11 pacientë janë në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë, 20 janë në oksigjenoterapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.

Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 7 infermierë dhe 2 bioinxhinjer janë të infektuar me koronavirus.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë kryer 9 lindje, 6 prej tyre kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane.

186 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë 27 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 8 operacione, ndërsa 213 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,752 analiza.

Komento: