Koronavirusi, merret ky vendim për lojërat olimpike

17:56 | 17 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur edhe sportin në gjithë botën.

Mirëpo, përhapja e këtij virusi nuk do të pengojë që Lojërat Olimpike të Tokios të mbahen këtë verë, siç është planifikuar, kanë pohuar organizatorët.

Të martën, IOC ka lëshuar një deklaratë duke këmbëngulur se nuk ka nevojë të shtyhen lojërat.

UEFA tashmë ka njoftuar se ka shtyrë Kampionatin Evropian për vitin 2021, shkaku i përhapjes së koronavirusit.

“IOC mbetet plotësisht e angazhuar për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, dhe kur kanë mbetur edhe katër muaj para këtyre lojërave, nuk ka nevojë për ndonjë ndryshim drastik”, thuhet në njoftimin e IOC, përcjell lajmi.

“IOC inkurajon të gjithë atletët që të vazhdojnë të përgatiten për Lojërat Olimpike sa më mirë që të munden”.

Lojërat Olimpike që do të mbahen në Japoni, pritet të fillojnë më 22 korrik, dhe do të përfundojnë më 9 gusht.

Komento: