Koronavirusi ndërprenë futbollin edhe në këtë shtet

21:45 | 16 Mars 2020

Koronavirusi ka bërë që në shumë vende të botës të ndërpriten aktivitetet sportive.

Koronavirusi ndal futbollin e luajtur në një tjetër vend të Europës.

Hungaria bashke me Rusinë dhe Turqinë ishte një nga tre shtetet e Europës në të cilat u luajt futboll gjatë fundjavës së fundit.

Por me një vendim të marrë në orët e fundit qeveria hungareze ka vendosur ndërprejen e menjëhershme të të gjitha aktiviteteve futbollistike në vend deri në një vendim të dytë.

Në këtë mënyrë gjatë kësaj jave nuk do të luhet futboll as në Hungari, pasi numri i të prekurëve nga Koronavirusi po rritet nga dita në ditë.

Komento: