Koronavirusi nuk i ndal kosovarët, organizohen dasma me qindra njerëz

20:39 | 30 Korrik 2020

Është përkeqësuar situata me koronavirus në vend.

Edhe pse numri i rasteve më Covid-19 po vazhdon të rritet çdo ditë, madje edhe numri i viktimave është rritur. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 viktima në vendin tonë.

Por, duket se kjo nuk po ju bënë aspak përshtypje qytetarëve, ata po vazhdojnë mbajtjen e dasmave e ahengjeve familjare përkundër që kjo është e ndaluar nga Qeveria e Kosovës.

Madje këngëtari Labinot Rexha ka publikuar pamje nga një dasmë ku edhe ka kënduar.

Dasma shihet se është duke u mbajtur në oborrin e një shtëpie, ku ka numër të madh të njerëzve, madje s’ka as distancë respektim të masave.

Për më shumë shihni pamjet:

Komento: