
Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit.
Tashmë edhe zyrtarisht Bundesliga është suspenduar deri më 2 pril.
Bundesliga ishte e vetmja nga top pesë ligat evropiane, që nuk ishte anuluar deri më tani, për shkak të përhapjes më shpejtësi të COVID-19.
Por, pas Serie A, La Ligës, Ligue 1 dhe Premierligës, tashmë ka ardhur edhe njoftimi për anulimin e Bundesligës, raporton Express.
Covid-19 është shpallur zyrtarisht pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Deri më tani janë infektuar shumë futbollistë, si Daniele Rugani e Paulo Dybala të Juventusit, Manolo Gabbiadini i Sampdorias, trajneri i Arsenalit Mikel Arteta etj.
Gjendja është alarmante dhe përveç ligave, janë anuluar edhe UEFA Champions League dhe Europa League, NBA në Amerikë, e shumë evenimente tjera.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të vërtetë për shkak të virusit vdekjeprurës, COVID-19.