Koronavirusi ka prekur shumë figura të njohura të sportit, madje edhe Anthony Joshua është izoluar.
Boksieri anglez Antoni Joshua, kampioni i botës për pesha të rënda, është urdhëruar të rrijë në izolim në shtëpi, duke qenë se ka takuar Princ Çarlsin e Anglisë, i cili rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.
Infektimi i Princ Çarlsit, i cili është pasardhësi i fronit britanik, u bë i ditur të mërkurën, ndërkohë boksieri Joshua tashmë duhet të ndjekë procedurat e vetëkarantinimit.
“Antoni Joshua është në shtëpi dhe po ndjek të gjitha udhëzimet e qeverisë. Ai është në formë dhe mirë me shëndet,” deklaroi zëdhënësi i tij.