Koronavirusi, shtyhet rikthimi në stërvitje nga klubet e Serie A

18:39 | 15 Mars 2020

Italia është goditur fuqishëm nga koronavirusi që ka ndikuar edhe në futboll.

Skuadrat e kampionatit italian po tregojnë kujdes të shtuar.

Disa prej klubeve italiane kanë vendosur që të mos kthehen në stërvitje edhe për një kohë të caktuar, si masë mbrojtëse kundër koronavirusit.

Serie A është zyrtarisht e suspenduar deri më 3 prill, por besohet se ata nuk do të kthehen deri më 3 maj. Kështu, edhe stërvitjet duket se është vendosur që të shtyhen.

Atalanta pritet të kthehen për stërvitje nesër, edhe pse mbetet të shihet akoma nëse kjo do të ndodh, përcjell lajmi.net.

Roma është një nga skuadrat e fundit që ka shtyrë stërvitjet, si pasojë e Covid-19.

Deri më tani janë prekur 11 lojtarë të Serie A nga koronavirusi.

Komento: