Kosova dhe Hungaria rrisin bashkëpunimin në shëndetësi

15:36 | 10 Qershor 2021

Laboratori i njohur ndërkombëtar NeumannLabs ka nisur operimin në Kosovë.

Me këtë rast, drejtori i “IPL NeumannLabs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vjen falë bashkëpunimit të gjatë.

“Ky laborator vjen si rezultat i bashkëpunimit nga fusha e mikrobiogjisë, sidomos për testet e PCR, të cilat do të përpunohen në Budapest, pasi të merren mostrat në Kosovë.Rezultatet e mostrave do të jepen për 24 orë dhe do të njihen ndërkombtarisht në të gjithë botën, por edhe testimet të bëhen te të gjitha varianteve Covid-19 si varianti afrikan, anglez, indian dhe ai vietnamez. Në këtë laborator do të punoj stafi i përgatitur profesionalisht″, tha Ahmeti.

GaborKalman, përfaqësues i “NeumanDiagnostic” për Ballkan tregoi për përvojën mbi 20 vjeçare në këtë lëmi dhe se bashkëpunimi me kosovarët është edhe një sukses tjetër i tyre.
“NeumanLabs ka diagnostikuar sëmundje nga më të ndryshmet dhe ne nuk jemi këtu për një sukses të shkurtër, por më afatgjatë duke përfshirë bashkëpunim tutje. Ne duam të vazhdojmë me projekte të tjera, të ndihmojmë sistemin shëndetësor kosovar, në onkologji etj, gjithashtu në zhvillimin e hulumtimeve”, tha Kalman.

Ky bashkëpunim është përshëndetur edhe nga ambasadori i Hungarisë në Kosovë, JozsefBencze, ndërsa shfaqi shpresën se ky bashkëpunim, të vazhdoj edhe më tutje.

Ai përmendi ndihmën që shteti hungarez ka dhënë për Kosovën në mbrojtjen nga virusi COVID-19.
Doktoresha Etleva Lala, tha se ky laborator do shërbej si fillim i mbarë dhe një shpresë për përmasimin e shëndetit jo vetëm në Kosovë, por në mbarë rajonin.

“Ky laborator shërben si një bashkëpunim dhe një fillim që duket i vogël por një shpresë e madhe për përmasimin e shëndetit në rajonin tonë dhe jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin”, tha ajo.
Përmes këtij bashkëpunimi parashihet që në të ardhmen të zhvillohen projekte të ndryshme në fushën e shëndetësisë, por edhe të arsimit, ku parashihet përgatitja e studentëve kosovar në universitetet më të njohura të Hungarisë, me qëllim që pas diplomimit të vijnë për të kontribuar në Kosovë.

Komento: